“Jam më i fortë se virusi”/ Humb betejën me koronavirusin polici që refuzoi vaksinën

31/08/2021 12:17

Një polic italian që ishte kundër vaksinimit ka ndërruar jetë nga koronavirusi pasi u infektuar gjatë një misioni në Taranto.

Candido Avezzu, 58 vjeç, ndërroi jetë të dielën në spitalin Jesolo pas komplikimeve që iu shfaqën. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus më 27 korrik, por i dhanë antibiotikë dhe i thanë të vazhdonte trajtimin në shtëpi. Gjendja e tij u përkeqësua pas tre ditësh dhe u shtrua në spital, ndërsa të dielën ndërroi jetë sepse dhe pneumonia i preku mushkëritë.

Edhe pasi u shtrua në spital, Avezzu nuk e mori seriozisht përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe shkruante në Facebook: “U infektova me Covid, u martova me Covid”.

Ish partnerja e tij, Monica Valotto rrëfeu se bashkëshorti ishte i bindur se ishte më i fortë se vetë virusi dhe nuk besonte se ishte aq i rrezikshëm:

“Ai ishte kundër vaksinës. Nuk e besonte që koronavirusi ishte aq i rrezikshëm. Më thoshte shpesh: “Jam më i fortë se Covid-i”.

Megjithatë, gruaja ka dyshime tek trajtimi që mori partneri i saj dhe kërkon të dijë përse nuk u shtrua në spital menjëherë, më 27 korrik, por u trajtua në shtëpi derisa gjendja u përkeqësua.

Top Channel