Fluturimi i fundit nga Afganistani, talebanët ndaluan disa amerikanë që të shkonin në aeroport

31/08/2021 08:56

Avioni i fundit amerikan ka lënë Aganistanin mbrëmjen e së hënës, por ka ende amerikanë dhe afganë që përpiqen të shkojnë në aeroport, me shpresën për tu larguar nga vendi që është nën kontrollin e talebanëve.

Në një konferencë për mediat, gjenerali McKenzie konfirmoi se janë rreth 100-250 amerikanë që nuk kanë arritur të shkojnë në aeroport në kohë ose nuk mund të futeshin në avion. Një prej veteranëve të ushtrisë amerikane, i cili tha se po ndihmonte ekipet nga shtëpia e tij në Connecticut, tha se talebanët ndaluan shumë persona që të laroheshin.

“Talebanët refuzuan të bashkëpunojnë jashtë portave”, tha veterani Alex Plitsas.

Gjithashtu shtoi se është ende duke u kontaktuar nga amerikanët që dëshirojnë të largohen nga Afganistani, por disa nuk ishin regjistruar në autoritetet amerikane. “Ne nuk mund t’i shpëtojmë njerëzit që nuk e dimë se janë atje,” tha ai.

Fluturimi i fundit i forcave amerikane nga aeroporti i Kabulit të hënën në mbrëmje shënon fundin e luftës më të gjatë të SHBA-së, pas plot 20 vjetësh.

Gjenerali amerikan, Frank McKenzie, tha se SHBA evakuoi pothuajse 80,000 civilë nga Kabuli në javët e fundit. Kjo shifër përfshin edhe 6,000 civilë amerikanë.

Top Channel