Pentagoni: 122 mijë njerëz janë evakuuar nga Kabuli deri më tani

30/08/2021 21:00

Deri më tani, rreth 122.000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli, përfshirë 5.400 qytetarë amerikanë.

Në konferencën e sotme, Pentagoni njoftoi se priten 17 fluturime në të ardhmen e afërt, të cilat do të transferojnë 3.700 njerëz, kryesisht afganë, në Uashington dhe Filadelfia, raportoi BBC.

Pentagoni shtoi se mbetet i sigurt se tërheqja e plotë do të përfundojë deri në afatin e 31 gushtit, megjithëse zëdhënësi John Kirby nuk pranoi të thoshte nëse do të kishte një evakuim pas asaj date.

Ndryshe, mbrëmë Kosova ka pranuar grupin e parë prej 111 afganëve, të cilët janë evakuuar nga konflikti në Afganistan.

Top Channel