Jacinda Ardern njofton: Zelanda e Re përfundon evakuimet nga Afganistani

28/08/2021 01:33

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se avioni i Forcave të Mbrojtjes të Zelandës së Re, i cili kreu evakuime nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, përfundoi fluturimin e tij të fundit para sulmit terrorist.

Ardern në faqen zyrtare të kryeministrisë bëri një deklaratë në lidhje me evakuimet e vendit të saj nga Kabuli si dhe rreth sulmit terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

Duke theksuar se fluturimet e tyre të evakuimit nga Afganistani kanë përfunduar, Ardern tha se avioni transportues i (NZDF) C-130 Hercules, u ul në Emiratet e Bashkuara Arabe bashkë me personelin dhe pasagjerët e tij. Ardern theksoi se nuk kishte personel të NZDF-së në aeroportin e Kabulit kur ndodhi sulmit terrorist dhe se të gjithë u larguan nga Afganistani të sigurt në fluturimin e fundit.

Top Channel