Sulmet nuk ndalojnë fluturimet, rinis evakuimi në Kabul!

27/08/2021 16:28

Sulmet vdekjeprurëse me dhjetëra të vrarë të së enjtes në Kabul, ndër të cilët edhe ushtarë amerikane, nuk i kanë ndaluar operacionet e evakuimit nga aeroporti i kryeqyteti afgan, ku mijëra njerëz presin të dëshpëruar mundësinë për t’iu larguar regjimit shtypës taleban.

Banorët e zonës thanë se avionët mund të shiheshin duke u ngritur nga aeroporti, ndërsa turma të mëdha njerëzish janë mbledhur përpara Portës Abbey, pikërisht vendi u shënjestrua nga atentatori kamikaz.

Përgjegjësinë për sulmet e mori një degë rajonale e ISIS-it. Pas kësaj, krerët ushtarakë amerikanë janë urdhëruar të zhvillojnë plane operacionale për të goditur pasuritë, udhëheqjen dhe objektet e grupit Shteti Islamik Khorasan.  Talebanët e morën kontrollin e Afganistanit më 15 gusht, e që prej atëherë. SHBA-ja dhe forcat aleate kanë evakuuar mbi 100,000 persona.

Shumica e atyre që po dynden të largohen nga vendi janë afganë të cilët i druhen hakmarrjes së sundimtarëve të rinj për shkak të punës së tyre me trupat ndërkombëtare gjatë dy dekadave të fundit.

 

Top Channel