Shtëpia e Bardhë: Jo njohje e menjëhershme e regjimit taleban nga Uashingtoni

27/08/2021 22:02

Në një deklaratë nga dhoma e konferencave në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarja e Shtypit Jen Psaki hodhi poshtë planet për të njohur autoritetin e talebanëve në Afganistan, në një të ardhme të afërt.

“Dua të jem vërtet e qartë: nuk ka asnjë nxitim për njohjen e çfarëdo lloji nga Shtetet e Bashkuara ose ndonjë partner ndërkombëtar me të cilin kemi biseduar”, thotë ajo.

I pyetur në lidhje me koordinimin midis talebanëve dhe ushtrisë amerikane javët e fundit, Psaki tha se: “Ky nuk është i vetmi vend në botë ku ne duhet të punojmë me kundërshtarët.”

Top Channel