04/10 17:39
Rusia regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve ditore nga Covid-19 ku me 820 viktima gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve nga Covid-19 shkoi në total në 179.243.
Rreth 19.630 persona rezultuan pozitivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e rasteve në 6.82 milionë ndërsa rastet aktive qëndrojnë në 552.479, thuhet në një raport të përditshëm të Task Forcës së urgjencës të koronavirusit në Rusi.
Numri i të shëruarve ishte 19.661 që nga e mërkura për të arritur në 6.09 milionë. Megjithëse Rusia ka një gamë të gjerë vaksinash, vetëm 23.82 për qind e popullsisë së vendit ka marrë vaksinat kundër COVID-19.
Top Channel