Njerëz të gjakosur e trupa të shtrirë në tokë/ Të paktën 103 të vdekur, mbi 150 të plagosur nga sulmi kamikaz në Kabul

27/08/2021 10:34

Numri i jetëve të humbura nga shpërthimet e të enjtes në Kabul ka shkuar në më shumë se 103 persona të vrarë, duke përfshirë 13 trupa amerikane.

Këtë lajm e bëri me dije një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit për CNN.

Po ashtu mësohet se numërohen me tepër se 150 të plagosur nga shpërthimet.

Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin më në fund dritën jeshile për të hyrë në aeroport.

Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel