La pas gruan dhe tre fëmijët, flet qytetari afgan nga kampi në Francë: E kam zemrën e thyer! Planifikon të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar me…

27/08/2021 22:31

Mohammad Wali është qytetari afgan që ka mundur të largohet nga Afganistani dhe tashmë ndodhet në kampin në Calais, Francë. Ai mbërriti në kamp një javë më parë, pasi u evakuua nga aeroporti i Kabulit me një fluturim ushtarak francez.

BBC shkruan se Mohammad punonte si truprojë për një parti politike, anëtarët e së cilës ishin në shënjestër të talibanëve. Por pas marrjes së vendit nga talebanët shefi i tij e këshilloi të largohej nga vendi.

Mohammad tregon se më pas ai e telefonoi nënën e tij nga aeroporti, ku fillimisht ajo i kërkoi që të mos largohej, por të qëndronte me familjen, ndërsa në fund të bisedës i dha bekimin për t’u larguar.

“Unë erdha në Francë, por dy ditë më pas zemra ime është e thyer. Unë kam një vajzë të vogël, ajo është vetëm 11 muajshe. Më mungojnë fëmijët e mi, më mungon nëna ime”, tha Wali.

Afganët këtu në kampin Calais besojnë se më shumë se 60 refugjatë kanë kaluar në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar, të fshehur brenda kamionëve frigoriferikë dhe Mohammad planifikon të bëjë të njëjtën gjë.

Top Channel