Hyri për një seancë fotografike në kafazin e një leopardi, por modelja gjermane dhe ata që e shoqëronin nuk i kishin bërë llogaritë mirë.
Kafsha e sulmoi 36 vjeçaren duke i çarë fytyrën. Leopardi femër, edhe pse dukej i qetë u hodh papritur mbi Jessica Leidolph që duket se do të mbetet me shenja të përhershme në fytyrë. 36 vjeçarja humbi ndjenjat dhe u dërgua me helikopter në spital, ndërsa nga plagët nuk i pushonte gjaku.
Modelja u fut menjëherë në sallën e operacionit. Leopardi i quajtur Troja i kishte kafshuar vazhdimisht njërën faqe, veshin dhe kokën. Troja, 16 vjeçe dhe një leopard tjetër 18 vjeçar, Paris, ishin shfaqur më parë në një reklamë për gjigandin e elektronikës, Panasonic. Ata qëndrojnë në një shtëpi të madhe në Saksoni Anhalt, e cila strehon 135 kafshë dhe përdoret shpesh për seanca fotografike.
Top Channel