“Fundi i botës”/ Oqeani i nxehtë shkakton thatësirë katastrofike në Kili

27/08/2021 15:51

Në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, ka një rajon të madh me ujë të pazakontë të ngrohtë që mbulon një zonë në madhësinë e Australisë, e njohur si “Blobi Jugore”.

Disa mijëra kilometra larg, Kili në Amerikën e Jugut po përjeton prej më shumë se një dekade një thatësirë që sa vjen e më tepër po merr përmasa katastrofike, me shiun dhe furnizimin me ujë të pakësuar ndjeshëm. Në pamje të parë, këto dy ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën thotë CNN.

Por, një studim i ri zbuloi, ato janë të lidhura nga forcat e padukshme të presionit dhe qarkullimit atmosferik global. Me kalimin e kohës, ndryshimet klimatike e kanë bërë Blob -in më të madh dhe më të nxehtë, sipas ekspertëve. Sipërfaqja e ngrohtë e tij nxeh ajrin sipër; e teksa atmosfera ngrohet, ajo zgjerohet në një “zonë më të madhe e më të gjerë të presionit të lartë”, e njohur si një kurriz me presion të lartë, që duke u shtrirë në Paqësorin Jugor, ndryshon rrugën e ndjekur zakonisht prej stuhive gjatë lëvizjes mbi oqeane.

Përshkak të Blob, sistemet e stuhive po lëvizin më shumë drejt Antarktidës duke iu larguar bregut perëndimor të Amerikës se Jugut, e nga kjo po preken më shumë Kili, disa pjesë të Andeve dhe Argjentina.

Top Channel