Si asnjë vit më parë këtë verë Shqipëria u përfshi nga flakët nga veriu në jug, e shënjestër e zjarrvënieve ishin edhe zonat e mbrojtura kombëtare, ku sipas vlerësimit paraprak nga ministria e mjedisit, Karaburuni është rezervati natyror më i dëmtuar pasi janë djegur 1100 hektarë.

Zamir Dedej: Është përshkruar nga zjarret mbi 5 mijë hektarë por e djegur është 1 mijë 162 hektarë në zonat e mbrojtura.

Reshjet e shiut  këtë të enjte shuan për fat vatrat e mbetura aktive, por cilat janë masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar zjarret në vijim?

Zamir Dedej: Shumica janë zjarre të qëllimshme, ndaj po shikojmë mundësinë për të vendosur kamera për të monitoruar dhe gjurmuar autorin e zjarrvënieve sepse është e vështirë ti gjesh sepse janë zona të largëta malore.

Nga ana tjetër, kreu i zonave të mbrojtura Zamir Dedej shpalosi një plan rehabilitimi për sipërfaqen e dëmtuar, por theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptarë për ruajtjen e pyjeve.

Sipërfaqet e Përshkruara dhe të djegura nga zjarret në Zonat e mbrojtura

  1. Vlora në Rezervatin Natyror të menaxhuar “Karaburun”  sipërfaqe e përshkruar 4831.8 Ha  sip. e djegur 1100 Ha
  2. Berati  në parkun Kombëtar “Mali i Tomorrit”  sipërfaqe e përshkruar 480 Ha  sip. e djegur 51 Ha
  3. Durrësi në Peisazhin e “Mbrojtur Krastë-Vrion”  sipërfaqe e përshkruar 4.3 Ha  sip. e djegur 0.7 Ha
  4. Dibër në Parkun Kombëtar “Lurë-Mali i dejës”   sipërfaqe e përshkruar 3.7 Ha  sip. e djegur 0.3 Ha
  5. Gjirokastër në Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës” sipërfaqe e përshkruar 2.7 Ha sip. e djegur 1.5 Ha
  6. Korçë në Zonën e Mbrojtur e burimeve Natyrore  “Guri i Nikës”,  sipërfaqe e përshkruar 20.5 Ha  sip. edjegur 3  Ha
  7. Kukës në Parkun Kombëtar “Valbonë”   sipërfaqe e përshkruar 13.8 Ha  sip. e djegur 1 Ha
  8. Elbasan në Parkun Kombëtar “Shebenik Jabllanicë”, sipërfaqe e përshkruar 27.8 Ha sip. e djegur 4 Ha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA