Pas plazhit e diellit përvëlues të verës, lëkura ka nevojë gjithnjë për një trajtim ku hidratimi është kryefjala.

Por rregulli i pashkruar që është një domosdoshmëri për mbrojtjen e lëkurës nga shumë sëmundje e sidomos nga kanceri mbetet i njëjtë.

Lida Hoxha: Mos dilni asnjëherë nga shtëpia pa vendosur kremin me spf 50. E thashë mirë spf 50 për faktin që Shqipëria futet në vendet që ka rrezatim diellor gjatë gjithë stinëve të vitit. Nëse keni kryer këtë mirë para se të dilni nga shtëpia, problemet e tjera dytësore të mbartura të lëkurës do ti keni gjithmonë edhe më pak.

Rrezet UV dhe radikalet e lira dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar plakjen e parakohshme të saj. Për këtë, fytyra dhe trupi kanë nevojë për një përkujdesje te veçantë.

Lida Hoxha: Ekziston gjithmonë koha e darkës ose e pasdites për të bërë trajtimet në shtëpi. Trajtimet që do të bëhen në shtëpi bazën kanë eksfolimin e qelizave të vdekura. Hidratimin e thellë të lëkurës dhe mirëmbajtjen e saj në vazhdim.

Dëmtimet e diellit shkaktojnë tharje te lëkurës , rrudha ,shenja , njolla hiperpigmentuese ,hidratim jo te mjaftueshëm te lëkurës duke dhëne përshtypjen e një lëkure te lodhur qe ka nevoje për përkujdesje.

Lida Hoxha: Ka disa njerëz të cilët hiperpigmentimin e kanë problem hormonal, megjithëse mund ta kenë përdorur rregullisht kremin mbrojtës nga dielli, njollat janë krijuar aty këtu. Duke përdorur maska me aminoacide dhe bazë retinoli i japim gjithmonë e më shumë mundësi fytyrës që të rehabilitohet dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme para se të fillonte sezoni i verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA