Dy persona vdiqën nga zjarri më i keq që Franca ka përjetuar këtë vit në zonën e Var.
Të mërkurën, dy trupa të djegur u gjetën në një shtëpi të goditur nga flakët, në qytetin Grimaud të Varit.
I pari është një burrë i quajtur Olivier, një pronar pesëdhjetë e pesë vjeçar , i cili u përpoq të shua te zjarret me zorrën e ujit, por ato përparuan aq shumë sa i shkaktuan atij vdekjen.
Banorët e quajtën një person me zemër të madhe viktimën.
Ndërsa viktima e dytë është Virginie, një turiste parisiene 32-vjeçare e cila u shpall e zhdukur të hënën.
Kur shpërtheu zjarri, e reja u përpoq të ikte nga zona, ndërsa u strehua në shtëpinë e Olivier.
Zjarri që shpërtheu të hënën në rajonin Var në jug të Francës sot është vendosur nën kontroll, por flakët nuk janë shuar ende plotësisht.
7 zjarrfikës janë lënduar duke luftuar me flakët, ndërsa 19 qytetarë patën problem me frymëmarrjen nga tymi.
Më shumë se 8 hektarë tokë u dogjën nga zjarri, ndërkohë u angazhuan rreth 1.200 zjarrfikës dhe ndërhyrje me avionë e helikopterë.
Për shkak të zjarrit u evakuuan rreth 10 mijë njerëz dhe shumë zona kampingu në brigjet e Var.
Top Channel