Gazetarja irlandeze që jeton në vendin tonë bën thirrje për të ndihmuar emigrantët afganë
18/08/2021 19:11
Gazetarja irlandeze që jeton në Shqipëri, Alice Taylor ka nisur një fushatë për të ndihmuar emigrantët afganë që do të jetojnë përkohësisht në vendin tonë.
Të gjithë qytetarët që duan t’i ndihmojnë mund t’i drejtohen pikës nga dita e sotme deri më 25 Gusht në rrugën “Lidhja e Prizrenit” pranë Gardës në Tiranë.
Kjo fushatë është organizuar nga The Balkanista, Urban Roots dhe Alice Taylor.
Artikujt e sugjeruar për secilën qese përfshijnë:
1 Dezinfektant
1 larës trupi
1 kg oriz
1 salcë domate
1 kripë
1 pako kafe
1 qumësht
1 furçë dhëmbësh
1 pastë dhëmbësh
1 lëng
1 çokollatë
Postimi i Alice Taylor
Top Channel