Gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu raporton se avioni me afganë që pritej të mbërrinte në vendin tonë në orën 17:00 nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e tyre shtyhet.

Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë rreth orëve të mbrëmjes. Avioni nuk është nisur për shkak të trazirave në Kabul dhe tensionit që është në aeroport ndërsa të gjithë kërkojnë të largohen.

Gazetari ka bërë të ditur se në Rinas janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët nëse kanë probleme shëndetësore dhe ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave, pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese.

“Kontigjenti i parë pritej të mbërrinte rreth orës 17:00 në pjesën ushtarake, por kjo nuk ka për të ndodhur, pasi avioni ushtarak që do t’i sjellë vijon të jetë në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit. Ky avion nuk është nisur ende.

Nëse ky avion do të niset brenda pak orësh mund të mbërrijë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Rinas.

Janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët. Në këto çadra ata do të fotografohen dhe do tu merren shenjat e gishtave pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA