Imazhi i rrallë i elefantëve të ngjeshur pas njëri-tjetrit, favorit për çmimin prestigjoz të fotografisë CEWE ‘Photo Award 2021’

17/08/2021 16:32

Në të shihet një tufë elefantësh që qëndrojnë ngushtë së bashku në savanën afrikane, për t’u mbrojtur nga predatorët që pritet të sulmojnë.

Imazhi është një prej favoritëve të çmimit prestigjoz të fotografisë CEWE Photo Award 2021, një nga kompeticionet më të mëdhenj në botë.

Të tjera foto mahnitëse përfshijnë skena të akullta nga ishulli gjerman i Rýgen, siç është foto e Manfred Voss që fitoi në kategorinë e panoramave.

Një tjetër imazh i fotografes Petra Jung tregon detaje të imëta të pikës së shiut disa sekonda para se të bjerë në tokë, të quajtur ndryshe “luleradhiqe në formë çadre”.

Ndërsa paraqitja e David Weimann tregon një vezë të skuqur të pozicionuar përkrah fotos së saj në një aparat celular.

Gjykatësja e konkurrimit Clare Moreton tha: “Është bukur të shohësh kaq shumë imazhe unike që po prezantohen për çmimin e sivjetshëm CEWE Photo Award.”

“Ishte shumë e veshtirë për gjyqtarët zgjedhja e 10 fituesve të kategorive të caktuara që ishin të gjitha spektakolare”.

“Mezi presin të tjera prezantime për të gjitha kategoritë në muajt në vijim”.

Ne fotogalerine e meposhtme shihen finalistet e kategorive te konkurrimit:

FOTO GALERI
6/12
”Luleradhiqe në formë çadre” nga Petra Jung

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA