Playoff-i i Botërorit/Verdiktet e ndeshjeve të tjera, Bosnja, Danimarka, Suedia dhe Çekia, ende në garë për një vend në Botëror 27/03 01:55
Thibaut Courtois ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2026.
Courtois iu bashkua klubit “merengues” nga Chelsea në verën e vitit 2018 për 48 milionë dollarë, pasi kishte kaluar më parë tre vjet në huazim tek Atletico. Portieri belg dha ndihmë të padiskutueshme në fitimin e titullit në sezonin 2019-2020, trofeu i tij më i rëndësishëm me fanellën e bardhë.
Pas një fillimi me luhatje, Courtois ka qenë i padiskutueshëm vitet e fundit si titullar i portës së “Los Blancos”, duke bërë 130 paraqitje në të gjitha garat dhe duke mos pësuar gol në 52 ndeshje. Courtois numëron 89 takime me përfaqësuesen e Belgjikës.
Top Channel