Kultivuan lëndë narkotike që u asgjësuan me zjarr, arrestohen dy persona në Gjirokastër

13/08/2021 10:05
Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër për kultivim të bimëve narkotike.

Ata janë identifikuar me inicialet R. Ç., 35 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, banues në fshatin Hormovë, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara se në një zonë të pyllëzuar të fshatit Labovë e Vogël mund të ishin kultivuar bimë narkotike, është  ushtruar kontroll  i imtësishëm i territorit duke përdorur edhe dron. Si rezultat i kontrollit me dron u bë i mundur evidentimi i vendit ku ishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan  me zjarr, ndërsa disa u morën në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA