Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit miratoi ndarjet buxhetore në vlerë prej 30 milionë euro për zbatimin e disa masave të pakos për ringjallje ekonomike.
17 milionë euro u ndanë për mbështetjen e pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale, 5 milionë për policën kufitare për mërgimtarët, si dhe tre milionë për garancinë e Fondit për Garanci Kreditore, si mbështetje ndaj bizneseve.
Ministri i Financave, Punës Hekuran Murati tregoi se ku shkon pjesa tjetër e fondit
“Mjetet financiare nga kjo marrëveshje kanë për qëllim mbështetjen për prokurorim dhe distribuimi të vaksinave kundër virusit Covid 19. Duke përfshirë forcimin e kornizës institucionale të Kosovës në mënyrë që të mundësohet distribuimi e sigurt të vaksinave. Gjithashtu një pjesë e tyre do të destinohen edhe për mbështetje financiare edhe për barnat esenciale dhe gjërat tjera të nevojshme në luftën ndaj pandemisë Covid 19”.
Në këtë mbledhje Kryeministri Kurti tha se do të shtohen 2 festa të reja zyrtare në Kosovë.
“Kërkesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është si ditë memoriale të shënohet edhe 26 korriku, si dita e policëve të rënë në krye të detyrës. E njëjta do të konsiderohet gjatë procesit të plotësim-ndryshimit të festave zyrtare. Pra, po shtohet, meqenëse me ligj është një afat 30 ditor, por para se të shkojë Kuvendi në pushim po e japim këtë mendim[…]Me këtë projektligj përfshihet vetëm data 24 qershor si dita e egjiptianëve dhe shënohet si ditë memoriale”.
Në këtë mbledhje ekzekutivi kosovar miratoi edhe Strategjinë për sundimin e ligjit 2021-2026.
Top Channel