23/11 20:33
Roma raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Tammy Abraham nga Chelsea , raporton gazetari i “Sky Sport” Gianluca Di Marzio.
Abraham ka mbetur jashtë planeve të trajnerit Thoma Tuchel për sezonin e ri garues 2021/22 dhe për këtë arsye është në kërkim të një aventure të re dhe ajo pritet të jetë në kampionatin italian Serie-A, përcjellë KosovaPress.
Çmimi që Roma do të paguajë për shërbimet e Abraham raportohet të jetë 45 milionë euro.
Së fundit Chelsea ka siguruar shërbimet e Romelu Lukakut nga Interi i cili pritet të zyrtarizohet sot si lojtari më i ri i “Bluve” të Londrës dhe për kartonin e tij ata kanë paguar 115 milion euro.
Top Channel