Tjetër vatër e re zjarri në Athinë/ Gazetarët filmojnë shumë afër flakëve

06/08/2021 17:55

Athina nuk po gjen qetësi, teksa zjarret në periferi të saj po përhapen me shpejtësi.

Qindra hektarë pyje janë djegur deri tani. Vatrat aktive, në disa zona periferike, kanë djegur banesa, fabrika dhe çdo gjë tjetër që u ka dalë para.

Një 38-vjeçar ka humbur jetën në zonën e njohur si Ipokratio Politia. Ai ishte një zjarrfikës vullnetar, i cili po luftonte për shuarjen e vatrave të zjarrit. 38-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, ndërkohë që sipas dëshmitarëve ai ishte plagosur rëndë në kokë, dhe fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe raporton se një vatër e re zjarri po shkatërron një pyll dhe po rrezikon disa banesa, ndërsa ndërhyrjet ka ajri po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.
Gazetarët në Greqi po raportojnë situatën e jashtëzakonshme dhe tejet të rëndë, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA