VIDEO/ Pamje të rënda, ky është momenti i aksidentit tragjik në Durrës me 3 viktima, çifti i sapomartuar dhe një 15-vjeçar

19/08/2026 20:32

Këto janë pamjet e momentit të aksidentit tragjik në Durrës që u mori jetën tre personave, çiftit të sapomartuar dhe një djali 15 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur makina ecën me shpejtësi të lartë dhe më pas përfundon mbi një bordurë betoni.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22 në një rrugë dytësore në Manzë, ku viktimë mbetën drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.

Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Top Channel