Trump paralajmëron: Kim Jong Un ka 57 armë bërthamore, do të takohem me të para fundit të vitit
Policia e Filadelfias ka nisur kërkimet për një burrë të maskuar me një maskë kukulle, i cili dyshohet se ka terrorizuar dhe kërcënuar disa banorë pranë Bashkisë së qytetit.
Sipas autoriteteve, vetëm javën e kaluar rreth gjashtë persona janë ngacmuar ose kërcënuar nga i dyshuari. Policia ka publikuar fotografi dhe një video të tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe gjetjen e tij.
Një nga incidentet më shqetësuese ndodhi më 12 gusht, rreth orës 05:30 të mëngjesit. Një kamera sigurie regjistroi burrin teksa ndiqte një grua që po vraponte në rrugë. Sipas policisë, ai i tha asaj: “A je gati të vdesësh?”
E frikësuar nga kërcënimi, gruaja u pengua dhe u plagos. Pas incidentit, i dyshuari u largua drejt një stacioni metroje, ku humbi gjurmët.
Shefi i Policisë së Filadelfias, Jason Smith, tha se burri dyshohet se po filmonte incidentet me celularin e tij, të cilin e mbante me dritën ndezur.
Ai përballet me akuza që përfshijnë kërcënime terroriste, sulm dhe vepra të tjera penale.
“A do të garosh me mua?”
Një tjetër dëshmitare, Luanda Marinho, tregoi për CBS se e kishte takuar burrin e maskuar gjatë një vrapimi në mëngjes me një shoqe.
“Ai filloi të pyeste: ‘A do të garosh me mua? Vë bast se jam më i shpejtë se ti. A do të garosh me mua?’”, rrëfeu ajo.
Sipas saj, burri e përsëriti pyetjen disa herë, por ato nuk iu përgjigjën.
“Ishte shumë e çuditshme”, tha Marinho, duke shtuar se pas incidentit ajo dhe shoqja e saj po mendonin të ndryshonin itinerarin e vrapimit. “Ishte thjesht e çuditshme, si një lojë e çoroditur”, u shpreh ajo.
Policia vijon hetimet dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë informacion për identitetin ose vendndodhjen e burrit të kontaktojnë autoritetet.
Top Channel