Ish-kampioni britanik i sprintit burgoset në Marok, u dënua për sulm seksual ndaj një të miture
Pesë shtetas amerikanë dhe drejtori i përgjithshëm i agjencisë së inteligjencës së Ekuadorit humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter në Kenia, të mërkurën.
Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Kenias, helikopteri, në bordin e të cilit ndodheshin shtatë persona, u rrëzua të mërkurën në mëngjes në malin Ololokwe, në pjesën qendrore të vendit.
Mes viktimave ishte Michele Sensi-Contugi, drejtori i përgjithshëm i agjencisë së inteligjencës së Ekuadorit, si dhe bashkëshortja e tij, raportoi media shtetërore ekuadoriane.
Televizioni Telemundo raportoi gjithashtu se në mesin e viktimave ndodhej edhe drejtuesi i tij ekzekutiv, José Suárez.
Zyra e Presidentit të Ekuadorit shprehu ngushëllimet për familjen e Sensi-Contugi përmes një postimi në rrjetin social X.
BREAKING – A tourist helicopter has crashed in Kenya, no survivors, according to reports pic.twitter.com/Ebm6Zs0brd
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 19, 2026
The early video of the helicopter accident that occurred on Wednesday morning in Samburu.
The Kenya Civil Aviation Authority has confirmed the helicopter crash in Samburu. The accident occurred as the helicopter was travelling to Ewasonyiro from Loisaba park. Rescue crews have… pic.twitter.com/zUxlM3t4OZ— Kenya News Centre🇰🇪 (@KenyaNewsCentre) August 19, 2026
Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi vdekjen e pesë shtetasve amerikanë, duke deklaruar se Ambasada e SHBA-së është në kontakt me autoritetet keniane dhe po ofron ndihmë konsullore.
“Ne u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve dhe të dashurve për humbjen e tyre”, tha zëdhënësi.
Kryqi i Kuq i Kenias njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit dhe nxjerrjes së viktimave vijojnë, por janë vështirësuar për shkak të terrenit të thyer dhe një zjarri aktiv në vendin ku u rrëzua helikopteri.
Një ekip shtesë është dërguar nga Isiolo për të përforcuar operacionin e kërkim-shpëtimit. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Top Channel