Ish-kampioni britanik i sprintit burgoset në Marok, u dënua për sulm seksual ndaj një të miture
Një rast i encefalopatisë sfungjerore të gjedhit (BSE), e njohur gjerësisht si “sëmundja e lopës së çmendur”, është konfirmuar në një fermë në Dumfries dhe Galloway, në Skoci.
Autoritetet skoceze kanë marrë masa parandaluese për kufizimin e lëvizjes së kafshës së prekur, si dhe të kafshëve të tjera që kanë qenë në të njëjtën fermë.
BSE është një sëmundje neurodegjenerative për të cilën nuk ekziston trajtim, ndërsa simptomat mund të përfshijnë ndryshime në sjellje, nervozizëm dhe agresivitet.
Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se nuk ka rrezik të menjëhershëm për konsumatorët. Autoriteti Skocez i Ushqimit bëri të ditur se kafsha e infektuar nuk kishte hyrë në zinxhirin ushqimor, ndaj rasti nuk përbën rrezik më të gjerë për shëndetin publik.
BSE mund të shkaktojë një sëmundje vdekjeprurëse te njerëzit, të njohur si sëmundja Creutzfeldt-Jakob, në rast se konsumohet mish nga një kafshë e infektuar.
Epidemia që tronditi Britaninë
Rasti i ri rikthen kujtimet e shpërthimit të madh të BSE-së që goditi Britaninë në vitet 1980 dhe 1990.
Sipas të dhënave të raportuara nga Sky News, më shumë se 184 mijë lopë britanike ngordhën nga sëmundja gjatë periudhës 1986–2015, ndërsa mbi 4 milionë bagëti u therën në përpjekje për të frenuar përhapjen.
Epidemia arriti kulmin në vitin 1993, kur regjistroheshin rreth 1 mijë raste të reja në javë.
Shpërthimi i atëhershëm lidhej me ushqimin që u jepej bagëtive dhe çoi në një krizë të rëndë të industrisë së mishit dhe në masa të gjera kontrolli.
Autoritetet skoceze vijojnë hetimet për rastin e fundit dhe po monitorojnë kafshët që mund të kenë pasur kontakt me lopën e infektuar.
Top Channel