Covid-19 në Japoni, ekspertët thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

06/08/2021 01:56

Japonia është goditur nga një valë e re infektimesh me Covid-19. Ekspertët atje bënë thirrje që gjendja e jashtëzakonshme të shtrihet në të gjithë vendin për shkak se numri i rasteve me COVID-19 ruan trendin në rritje.

Omi Shigeru, kreu i bordit këshillimor për COVID-19 i qeverisë japoneze, në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve, foli mbi situatën e pandemisë në të gjithë vendin.

Omi mbrojti idenë e tij se populli në Japoni ka filluar të mësohet me COVID-19 dhe pjesërisht me gjendjet e jashtëzakonshme dhe se gjendjen e jashtëzakonshme duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

Gjendja e jashtëzakonshme që është e pranishme aktualisht në Tokio, zonat përreth saj Kanagawa, Saitama, Çiba, në qytetin Osaka në jug të vendit dhe në ishullin Okinawa do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Në Japoni numri i më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë u regjistrua dje. Me 14.207 rastet e shënuara dje numri i rasteve gjithsej u rrit në 971.904, ndërsa me 14 vdekje numri i vdekjeve gjithsej u rrit në 15.246.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA