“Më vjen keq, duhet të iki”. Me këto fjalë i është drejtuar pak a shumë Romelu Lukaku, Simone Inzaghit për t’i komunikuar zgjedhjen e tij për të shkuar te Chelsea.
Është skena kryesore e një psikodrame për tifozët interistë që kanë nisur të kontestojnë me forcë një shitje që duket e paevitueshme. Pasi ka marrë një jo, ndaj ofertës prej 100 milionë eurosh të refuzuar 4 ditë më parë, tani Marina Granovskaia, drejtuese e Chelsea-t ka gati një tjetër propozim, natyrisht më të lartë. Synimi i saj është për të mbyllur gjithçka brenda 48 orësh, në mënyrë që ta vërë Lukakun në dispozicion të Tuchel, që për ndeshjen e Superkupës së Europës të mërkurën e ardhshme përballë Villarealit.
Ndërkohë dhe vetë lojtari po ushtron presion për një zgjidhje të menjëhershme, pasi kontestimi i tifozëve po nis të prekë dhe të, dhe situata po bëhet e papëlqyeshme. Veç të tjerash belgu në javët e kaluara kishte shprehur besnikërinë e tij ndaj Interit, por pastaj e ka bindur insistimi i Chelsea-t kampion të Europës me një projekt gjithmonë e më ambicioz e natyrisht edhe një kontratë më të pasur. Blutë i ofrojnë 12 milionë euro në sezon si dhe 3 të tjerë në formë bonusesh, pra 15 milionë euro neto në vit, por është sfida e re ajo që e shtyn të largohet nga Milano, aty ku projektit në ulje të Zhang po i bien copat.
Në këto momente te Inter janë në një pozicion të vështirë edhe drejtuesit, të vënë me shpatulla pas muri nga një situatë që po precipiton. Oferta e parë e Abramovich u refuzua. Marotta, Ausilio e Inzaghi i kanë shprehur pronarëve kinezë dyshimet e tyre, duke ju shpjeguar se sa i rëndë do të ishte largimi i Lukakut nga aspekti teknik për skuadrën. Por fjala e fundit i takon familjes Zhang dhe fondit Oaktree, një hap vendimtar ky për të kuptuar se cilat janë synimet e vërteta të klubit. Te Interi drejtuesit dhe trajneri duan ta mbajnë golaeadorin që në dy vitet e fundit i ka dhënë sukses ambicieve zikaltër. Por ndërkohë fati i kësaj ndeshjeje duket i paracaktuar, çka krijon një thyerje mes drejtuesve dhe pronarëve. Drejtuesit mendojnë se mund të arrijnë kursimet e nevojshme për të rregulluar llogaritë edhe pa sakrifikimin e Lukakut.
Ndërkohë kinezët preferojnë të shohin menjëherë paratë. Në këtë aspekt vihet në evidencë një tjetër problem në pjatën që ofron Chelsea. Është e vërtetë se me kuotën 100 milionë euro, operacioni krijon një plusvalencë prej rreth 60 milionë eurosh, por Interi i detyrohet Manchester United 6% nga rishitja e kartonit, dhe nuk duhet harruar se duhet të paguajë edhe 5% për kontributin e solidaritetit të parashikuar nga Fifa. Në total zikaltërit do të arkëtonin 89 milionë euro, çka shpjegon se përse operacioni nuk mund të mbyllet me këto shifra.
Drejtuesit shqetësohen edhe për te nesërmen, Nëse Chelsea propozon një ofertë të parezistueshme, pranë 130 milionë eurove, sa do të jetë buxheti për ta zëvendësuar? Janë të shumtë emrat në axhendë, flitet shumë për sulmuesin e Atalantës Duvan Zapata, tanimë 30-vjeçar. Më tërheqëse duket kandidatura e goleadorit të Fiorentinës 21-vjeçarit Dusan Vlahovic, por në drejtim të serbit po punon edhe Tottenham që po përgatit shitjen e mundshme të Harry Kane, që duket me valixhet gati drejt Manchester City-t.
Nëse zikaltërit veprojnë shpejt, mund të fitojnë ndaj anglezëve, por ky është një operacion i kushtueshëm. A do të mjaftojnë 60 milionë euro për të bidnur presidentin Commiso të privohet nga lojtari i tij? Në këtë moment është e vështirë të dallosh fytyrën e sulmuesit të ri të Interit. Në alternativë të talentit vjollcë, shfaqen emrat e Gianluca Scamacca të Sassuolos, apo të iranianit Sardar Azmoun, në skadencë kontrate me Zenitin e Shën Pjetërburgut ndërkohë që në orët e fundit del edhe meri i serbit Luka Jovic. Jovic mund të vijë nga Reali në huazim dhe kjo zgjidhje mund të hapte rrugën marrjes së dy lojtarëve në sulm. Laciali Joaquin Correa dhe Giacomo Raspadori i Sassuolos, përfaqësojnë objektivat si sulmues të dytë, i pari është një lojtar i preferuar nga Inzaghi, por Lotito kërkon të paktën 40 milionë euro, ashtu si dhe Sassuolo nuk dëshiron të privohet nga lojtari i kombëtares italiane.
Lajmet ndërkohë nuk kanë trazuar vetëm rrjetet sociale, pasditen e së enjtes zbritën në fushë ultrasit e Curva Nord Milano 1969, të zhgënjyer nga këto zhvillime. Për ta vlen premtimi i bërë nga klubi pak kohë më parë, “Do të sakrifikohet vetëm një lojtar top”, pra Hakimi. Për këtë arsye tifozët kanë kontestuar klubin me banderolat, “Klub, kujdes, premtimet mbahen”, ndërkohë që edhe në një komunikatë kanë bërë të ditur se çdo operacion i merkatos duhet siç është rënë dakord të shërbejnë vetëm për përmirësimin e skuadrës. Ky për Interin është momenti më i vështirë i epokës Zhang.
Top Channel