“Je shumë acaruese”/ Sindi poston mesazhet kritikuese dhe u përgjigjet ndjekësve: Se ta përplas në fytyrë…

05/08/2021 14:33

Sindi Loci kishte pak ditë që nuk kishte bërë biseda virtuale me ndjekësit e saj, ashtu siç ajo e ka zakon në rrjetet sociale.

Por ish-konkurrentja e “Për’puthen” u ka dhënë hapësirë fansave që t’i bëjnë pyetjet që ata dëshirojnë. E teksa u kthen përgjigje pyetjeve kurioze të ndjekësve, Sindi nuk nguron që të postojë edhe kritikat apo edhe sharjet që disa prej tyre i bëjnë në rrjetet sociale.

Biseda e Sindit me ndjekësit:

Je shumë acaruese se di pse?

Sindi: Se ta përplas në fytyrë të vërtetën.

Të lutem behu një person më i mirë… Po gënjen veten kot duke bërë si dikush që s’je?

Sindi: Unë se kuptoj njëherë se ku e gjete ti që unë s’jam njeri i mirë apo që jam duke bërë si dikush që nuk jam.

Të mori fama për mirë apo për keq, mund t’na thuash?

Sindi: Kam të njëjtën shoqëri si para dhe mbas fame, përveç disave që i kam njohur gjatë rrugëtimit tim… Ata që më njohin prej vitesh nuk më kanë thënë që kam ndryshuar, kështu që mendoj se më ka marrë fama për mirë.

 

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA