Christian Eriksen ‘ngroh’ zemrat e tifozëve të futbollit. Mesfushori danez ka qenë paraditen e sotme i pranishëm në qendrën stërvitore të Interit në Appiano Gentile, për herë të parë që pas arrestit kardiak që pësoi në fushë në ndeshjen e Euro 2020 Danimarkë-Finlandë ku rrezikoi të humbiste jetën.
Eriksen është shfaqur në gjëndje të mirë, i buzëqeshur. Pas disa batutave dhe bisedave me shokët e skuadrës danezi është larguar teksa siç njofton edhe vetë klubi zikaltër do të vijojë fazën e rikuperimit në Copenhagen.
‘’Mëngjesin e sotëm, Christian Eriksen bëri një vizitë në qendrën stërvitore Suning, në Appiano Gentile. Mesfushori danez takoi drejtuesit e klubit, trajnerin, shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit.
Eriksen ndihet mirë dhe është në gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe në formë të mirë nga ana e mentale. Ai do të ndjekë programin e rikuperimit duke u konsultuar me doktorët danez në Copenhagen të cilët do të mbajnë të informuar stafin tonë mjekësor’’, lexohet në komunikatën e klubit zikaltër.
Top Channel