Polemikat pas derbit të Madridit nuk janë mbyllur me fishkëllimën e fundit. Pas kritikave të José Mourinhos për gjykimin, Atlético Madrid ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’iu përgjigjur trajnerit portugez.

Klubi madrilen ka përdorur një printer për të shfaqur mesazhin e tij, duke e bërë të qartë qëndrimin pas debateve të krijuara rreth arbitrave në derbin ndaj Real Madridit.

Mesazhi i Atlético-s ishte i drejtpërdrejtë: “Stop referee harassment now.” (Ndalni tani ngacmimin e gjyqtarëve.)

Reagimi vjen pas deklaratave të Mourinhos, i cili kishte kritikuar ashpër gjykimin pas ndeshjes dhe kishte ngritur pikëpyetje për disa prej vendimeve të arbitrit. Atlético, në vend që të hynte në një debat të drejtpërdrejtë me trajnerin portugez, zgjodhi një përgjigje simbolike dhe publike, duke e kthyer edhe më shumë vëmendjen te debati për presionin ndaj arbitrave.

Derbi i Madridit u mbyll me fitoren 2-1 të Atlético-s ndaj Real Madridit, por episodet e gjykimit vazhdojnë të jenë në qendër të diskutimeve në Spanjë. Në këtë atmosferë të tensionuar, përgjigjja e Atlético-s me printer është një tjetër kapitull i polemikës që ka nisur pas derbit.

Top Channel