Tragjedi në familjen e reperit/ Ndërron jetë vajza 4-vjeçare e Fetty Wap

02/08/2021 08:03

Vajza e këngëtarit të famshëm Fetty Wap ka ndërruar jetë në moshën katër vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë nëna e vajzës, Turquoise Miami, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ish e dashura e reperit, nëna e vajzës së vogël e konfirmoi këtë lajm tragjik me një postim prekës në rrjete sociale.

Vdekja ka hidhëruar familjen dhe miqtë e tij. Fetty Ëap ka edhe 5 fëmijë të tjerë me marrëdhëniet e tij të ndryshme.

Kujtojmë se në fund të vitit të shkuar reperi i famshëm dhe bashkëshortja e tij Leandra Gonzales, i kanë dhënë fund martesës së tyre.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel