Tragjedi në Britani/ Tre anëtarë të një familjeje humbin jetën teksa notonin, babai dhe mamaja u futën për të shpëtuar vajzën që ishte ngatërruar në një rrjetë peshkimi 19/08 14:55
Vajza e këngëtarit të famshëm Fetty Wap ka ndërruar jetë në moshën katër vjeçare.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë nëna e vajzës, Turquoise Miami, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Ish e dashura e reperit, nëna e vajzës së vogël e konfirmoi këtë lajm tragjik me një postim prekës në rrjete sociale.
Vdekja ka hidhëruar familjen dhe miqtë e tij. Fetty Ëap ka edhe 5 fëmijë të tjerë me marrëdhëniet e tij të ndryshme.
Kujtojmë se në fund të vitit të shkuar reperi i famshëm dhe bashkëshortja e tij Leandra Gonzales, i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Top Channel