23/12 21:18
Atletja hollandeze Sifan Hassan mori vëmendje të madhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020 pasi u rrëzua në tokë dhe mbeti rreth 25 metra larg rivaleve të saj.
Në start të garës 1500 metra vrap, ajo u rrëzua pasi u pengua nga Edinah Jebitok e Kenias, e cila sapo kishte rënë para saj.
Holandezja nuk u dorëzua dhe nisi një vrapim të shpejtë dhe ia doli që të renditej e 11-ta për të arritur në gjysmëfinale.
28-vjeçares nuk i mbetet shumë kohë për tu rikuperuar pasi ajo garon në finalen 5.000 metra më vonë të hënën.
Hassan ka fituar tituj botërorë në 1500m dhe 10,000m, dhe një medalje bronzi në 5000m.
Top Channel