Dy vatra zjarri vijojnë të jenë prezente dhe që paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas.

Zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv që prej dy ditësh, ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë. Ndërkohë që 20 punonjës së zjarrfikëseve ndodhen që në orët e para në terren duke luftuar me flakët.

Ndërkohë një grup tjetër prej 40 vetash, janë drejtuar në malin e Karaburunit pasi janë disa vatra aktive ende dhe për të shkuar në vendngjarje duhen 5 orë. Për fikjen dhe normalizimin e së bashku me punonjësit e zonave të mbrojtura është prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe ushtar të repartit të Poshnjas në Berat.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA