Njerëzit nuk respektojnë izolimin, Australia dërgon ushtrinë

30/07/2021 14:03

Njerëzit po rebelohen ndaj masave izoluese kundër Covid 19, por autoritetet australiane nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe.

Për këtë arsye, qindra ushtarë janë dërguar në Sydney, që të ndikojnë në zbatimin e kufizimeve. Arsyeja e një nisme të tilla kaq të rreptë është përhapja e shpejtë e variantit Delta, i cili konsiderohet përgjegjës për 9 mijë raste të reja në këtë qytet dhe për nëntë jetë të tjera të humbura.

BBC thotë se mbyllja atje është lënë në fuqi deri të paktën në 28 gusht. Kjo nënkupton se njerëzit nuk mund të dalin nga shtëpitë përveç rasteve urgjente apo ndonjë aktiviteti të domosdoshëm si blerje ushqimesh e përkujdesje për të moshuarit. Por pavarësisht izolimit pesë javor, numri i të infektuarve në qytetin më të madh të Australisë po vazhdon të rritet.

Vetëm brenda një dite, atje u regjistruan 170 raste të reja. Patrullimi i ushtrisë nëpër rrugë do të fillojë të aplikohet nga dita e hënë, ndërsa trupave ushtarake do t’i bashkohen edhe efektivë policie të cilët do të ndalojnë lëvizjen e automjeteve në një distancë që shkon më shumë se 10 kilometra larg shtëpisë.

Top Channel