Një asteroid gjigand i është drejtuar me të gjithë shpejtësinë e tij Diellit tonë, aktiviteti i të cilit këto kohët e fundit duket sikur është shtuar.
Shkencëtarët kanë disa hipoteza mbi atë që mund të ndodhë në rast përplasjeje të trupit qiellor 200 km i gjatë. Astronomët vetëm tani vonë e diktuan falë sistemit Dark Energy Survey asteroidin që po afrohet dhe e pranojnë se shpejtësia me të cilën ai po lëviz është shqetësuese për sistemin diellor.
Dimensionet e tij gjithashtu përbëjnë arsye për ta parë me një lloj frike. Përse shkencëtarët e konsiderojnë këtë asteroid të rrezikshëm? Sipas tyre, ai është 10 herë më i madh se asteroid që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve.
Meteori që ndryshoi të gjithë konfigurimin tokësor, kishte një diametër prej 10 km. Ky i fundit është një trup qiellor 600 mijë vjeçar, përbërja e të cilit nuk dihet me siguri por mund mendohet se mund të jetë gurë, akull, metan e azot. Problemi është se ekspertët që po monitorojnë trajektoren e tij nuk janë as vetë të sigurt për pasojat që do të kishte një përplasje me diellin, por për momentin ai është ende larg.
Top Channel