Pamjet e reja nga Shtëpia e Bardhë, Trump prezanton portin luksoz të helikopterit: Po rikthej bukurinë dhe shkëlqimin në nivele të papara
Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia në Athinë, pasi u kapën në flagrancë teksa dyshohet se po tentonin të vidhnin një motor të parkuar pranë një biznesi në qendër të kryeqytetit grek.
Ngjarja është evidentuar gjatë patrullimit të policisë në zonë. Efektivët kanë konstatuar dy personat pranë motorit dhe kanë ndërhyrë duke i ndaluar para se të largoheshin me mjetin.
Fillimisht, dy të dyshuarit kanë mohuar se po tentonin të kryenin vjedhjen. Megjithatë, pas verifikimit të numrit të shasisë së motorit, policia ka konfirmuar se mjeti ishte objekt i tentativës për vjedhje.
Në vijim, autoritetet kanë kontaktuar me pronarin e motorit, i cili rezultoi të ishte një shtetas shqiptar. Ai ka deklaruar se e kishte lënë motorin të parkuar jashtë biznesit ku punonte, pasi mjeti kishte pësuar një defekt.
Sipas të dhënave të bëra publike, dy të arrestuarit rezultojnë se janë ndaluar edhe më parë nga autoritetet greke për vepra të ngjashme.
Pas arrestimit, ata janë dërguar përpara gjykatës, e cila ka vendosur masën e burgimit për 30 ditë.
Top Channel