Vllaznia zhvilloi dy ndeshje të enjten në Limasol të Qipros. Nëse ndaj skuadrës AEL të këtij qyteti humbi 1-0 ndeshjen e vajtjes.
Si të mos mjaftonte humbja minimale ndaj AEL Limasolit, në sfidën e parë të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, skuadra e Vllaznisë, iu desh të përballej edhe me probleme të tjera.
Siç edhe raportoi gazetari Endi Tufa, disa lojtarë të Vllaznisë u helmuan nga ushqimi.Tre apo katër lojtarë patën problem me stomakun dhe me virozat e stinës dhe për rrjedhojë kanë qenë të pafuqishëm dhe nuk morën pjesë në ndeshje.
Me ndihmën e stafit mjekësor Zyhdi Çoba dhe Ilirjan Haxhaja, futbollistët arritën të mposhtnin virozën e stinës, siç e quajtën mjekët, që kaploi thuajse të gjithë delegacionin shkodran, duke vënë në rrezik edhe zhvillimin e takimit ndaj AEL.
Jonuzit iu bë serum në dhomat e hotelit, Hoxhajt po ashtu, ndërkohë që për Latifin ishte e nevojshme të bënte një serum në spitalin e qytetit. Kalaja volli para se të nisej ekipin për në stadium.
Top Channel