Analisti Frrok Çupi i ftuar në Top talk komentoi situatën brenda në PD, për të cilën tha se është një forcë politike drejt ‘vdekjes’.

Sipas edhe pse disa zëra si Mark Marku flasin dhe duan një rithemelim të kësaj force , kjo sipas tij është e pamundur.

Me ‘rikthimin’ e Berishës në parti, Çupi thotë se kjo gjë nuk e ndihmon aspak PD, duke marrë parasysh që ai tashmë është shpallur ‘non grata ‘nga Amerika.

Çupi: Kjo është PD, prej 30 vitesh ata që se kanë ditur se ç’ndodh atje, kanë menduar një gjë tjetër, PD është ndërtuar më shumë në fantazinë e njerëzve se sa në realitet, në fantazi ishte demokracia, por kjo është PD Kjo është PD në ditën e fundit, ka qenë gjithë jetën kështu. Ky është momenti kulmor i asaj cfarë përjeton PD tani , ka hyrë në luftën e ftohtë, si rikthimi i Enver hHoxhës nga bashkimi sovjetik, është fiks si ai moment.

Dyrnjaja: Tani kemi një produkt politik si Basha, kemi një kuvend që e konfirmon qëndrimin e tij, por surprizë është dhe Berisha , që u duk se mbështet, a e gropos kjo gjë PD apo e kundërta?

Çupi: Unë them se Berisha e di fatin e vetë  e di se ku do përfundojë, nëse Berisha pasi Amerika e ka në krye si të korruptuar dhe nëse ai kthehet si personalitet i larë duhet të largohet Shqipëria nga vendi dhe të rri Berisha se s’ka mundësi tjetër, ai është në top listë për korrupsion të rëndësishëm dhe minues i demokracisë.

Kurse Basha është i zgjedhuri i Berishës, ai është vënë që kryetar të jetë Berisha, Berisha e di se ç’po ndodh dhe do ti bëjë shantazh Amerikës me ato poza në PD, do ti bëjë dhe shantazh Bashës dhe të tjerëve që mund të mendojnë për një PS ndryshe dhe e treta e di ai që njerëz që do bërtasin për të do ketë përherë.

Dyrnjaja: Po për rithemelimin?

Çupi: Kërkesa e Markut ishte interesante, por nuk janë dëgjuar kurrë këto kërkesa, ai i bën një nder asaj turme pa tru, por nuk e shikoj filozofinë e Markut si një filozofi të dobishme ose fitimtare në parti. Fjala rithemelim do të thotë që ta përfytyrosh PD si amebë dhe ku do ta presësh, ka një histori të tjerë, çdo mbash e do lësh.

Nuk kam parë në botë parti të ndërtuara, se si mund të bëhet kjo në PD, unë them se PD po i fiket kandili, dhe nuk ka më ringjallje. Është duke vdekur, duke u mbytur, kjo nuk është fatkeqësi se kërkesa për pluralizëm del prej vetë tokës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA