Pesë raste të reja me COVID-19 nga 358 teste të kryera janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Në këtë periudhë nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje.Nga rastet pozitive, dy janë nga Fushë Kosova, dy nga Klina dhe një nga Mitrovica.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 8 pacientë në komunat Prishtinë 3, Pejë 2, Junik, Gjilan dhe Gjakovë me nga një rast shërimi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.557 ndërsa në total numri i rasteve aktive është 104.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA