Foto gjarpërinjsh/ Si arrijnë pitonët të kapërdijnë drerë e kafshë të tjera … të plota?

21/07/2021 21:00

Drerë, krokodilë e madje dhe qenie njerëzore janë kapërdirë nga gjarpërinjtë pitonë gjatë viteve. Por si mund të hanë ata pre kaq të madhe?

Përkundër besimit të zakonshëm por të gabuar se ata dislokojnë nofullën e tyre për të kaluar ushqimin poshtë, ata në fakt arrijnë ta bëjnë falë elasticitetit të indeve që lidhin kockat e nofullave të tyre.

Ndryshe nga gjitarët, gjarpërinjtë pitonë kanë një nofull të poshtme që ndahet në dy pjesë të pavarura nga njëra-tjetra dhe kjo i jep shumë hapësirë manovrimi gojës së tyre për të kapërcyer pre të pamasë.

“Dy anët e nofullës së poshtme të gjarprit piton janë të lidhura me një ligament elastik që u lejon atyre të ndahen,” thotë Patrick Gregory, profesor biologjie në Universitetin e Victoria në Australi.

Ndërsa në lidhje me tretjen e ushqimit gjigand, studiuesit thonë se disa specie pitonësh mund të modifikojnë metabolizmin e trupit të tyre pas vaktit e madje të zmadhojnë masën e organeve të tyre, si zorrët, pankreasin, zemrën e veshkat, me qëllim të procesojnë masën e kalorive.

Live Science ka përgatitur një galeri me gjarpërinj të tillë të uritur, në veprim …

FOTO GALERI
4/10
Gjithashtu pitoni oliver duke gëlltitur kësaj radhe një këlysh krokodili, në Queensland, Australi në 2019.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA