Mesazhin e faljes së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës këtë herë ia kushtoi me fokus të veçantë familjes.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij drejtuar besimtarëve tha se familja është vetëm ajo e ngritur nga martesa mes një burri dhe gruaje dhe çdo nismë tjetër është goditje e familjes së shëndoshë.

Tërnava shtoi se shoqëria kosovare është dëshmuar për tolerancë, por karshi nismave të reja sipas tij nuk duhet treguar indiferent.

Derisa qytetarët u falënderuan dhe u lutën për të ardhmen e shoqërisë.

Në këtë ditë feste, të gjithë qytetarëve u është bërë thirrje për respektim të masave anti covid në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA