Braçe apel qytetarëve: Mos e neglizho, vaksinohu tani!
20/07/2021 22:16
Zv.kryeministri Erion Braçe u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen pasi mund të infektohen kudo.
Me nisjen e ditëve të hapura të vaksinimit, Braçe ka bërë dhe një bilanc të numrit të personave që janë vaksinuar ditën e sotme, ku përkatësisht 118 qytetarë janë vaksinuar në Divjakë dhe 307 në Lushnjë.
“Vaksinohu tani! Sot- deri tani në Divjakë arritëm në 118 vaksinime, në Lushnjë arritëm në 307 vaksinime. Shumë mirë e në rritje nga dje. Por pak sërish. Ndërkohë që dita shënoi rritje të infektimeve, duhet patjetër t’i përgjigjemi shpejt me rritje të vaksinimeve. Mos e neglizho! Mund të infektohesh kudo dhe kurdo nëse nuk je vaksinuar! Virusi po qarkullon vetëm mes të pavaksinuarve”, shkruan Braçe.
Top Channel