Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin, por herë pas here do ketë edhe stuhi shiu.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 14°C në 24°C, në zonat e ulëta nga 19ºC në 31°C dhe në zonat bregdetare nga 22°C në 32°C.

Era do të fryjë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë deri në 3 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm por do të ketë edhe stuhi shiu në disa zona. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 12°C në 26°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 28°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA