FOTO/ Publikonte imazhe me kallashnikov në rrjete sociale, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë. Çfarë i gjeti policia

18/07/2021 09:34

Një 17-vjeçar që publikonte fotografi me armë zjarri në rrjete sociale është arrestuar nga policia. I riu realizonte imazhe me armë zjarri teksa i mbante në dorë dhe qëllonte në ajër.

Nga kontrolli i ushtruar nga forcat blu, iu gjet një armë e ftohtë (thikë) dhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov”, njofton policia.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA