
24/02 23:02
Një vajzë gjashtë-vjeçare u vra dhe pesë persona u plagosën nga disa të shtëna me armë në Uashington.
Incidenti ndodhi të premten në mbrëmje në pjesën juglindore të qytetit.
Sipas The New York Times, vajza fillimisht u plagos dhe u dërgua në spital, ku më vonë edhe ndërroi jetë.
Tre burra dhe dy gra u plagosën, por ata nuk janë në rrezik për jetën.
Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me çështjen gjersa hetimet vijojnë.
Top Channel