Vrasja e dyfishtë para 9 viteve në Elbasan/ Gjykata e Posaçme kalon në gjykim dosjen për grupin kriminal

16/07/2021 11:56
Viktimat, Gentian dhe Nezir Beqiri

Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim  dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapja dhe Ervis Bardhi per shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Bazuar në rrëfimin e të penduarit të Drejtësisë, Ervis Bardhi, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për një nga të fortët e qytetit të Elbasanit, Ardian Çapja, për të cilin prokurorët e posaçëm kanë dyshime se ai urdhëroi e madje pagoi për vrasjen e Gentian Beqirit dhe që më pas përveç tij u vra edhe i ati, Nezir Beqiri.

Akuzat ndaj Çapja janë për dyshimte e vrasjes ne rrethane cilësuese, por edhe pjesëmarrje ne grup te strukturuar kriminal, të njëjtat qe ishin ne fuqi edhe nga prokuroret e Elbasanit, që shpallën mos kompetencën duke e konsideruar si një histori që duhej zbërthyer nga prokurorët e posaçëm.

Megjithatë, të njëjtat dyshime bëjnë bashkë në të njëjtën dosje edhe Florenc Çapja, që i shpëtoi rrjetës së policisë shqiptare gjatë aksionit “Krasta”, por që u zbulua dhe u arrestua i fshehur në Dubai. Si bashkëpunëtor konsiderohet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli.

Krimi që tronditi vendin gjatë 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia mbeti i pazbuluar për një kohë të gjatë. Prokuroria e Elbasanit ra në gjurmë të Bardhit që më pas vendosi të flasë pasi ai u tradhtua nga gjurmë biologjike që kishin mbetur në një automjet.

I riu tregoi se kur shkoi në banesën ku qëndronte nën arrest Gentian Beqiraj aty gjendej dhe i ati Neziri, kurse policët që duhet të qëndronin në hyrje kishin braktisur shërbimin dhe po ushqeheshin me byrekë. Së bashku me të në vrasje u angazhua edhe Olsi Leku, një tjetër autor që u arrestua në Greqi dhe që në përfundim u paguan 50 mijë euro.

I penduari kujton madje se mbas krimit, Florenc Capja i ka përgëzuar duke uu thëne: “Ju lumtë dora dhe mos e vrisni mendjen për këtë punë”.

Ardian Çapja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA