Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është paraqitur në Gjykatën e Apelit ditën e sotme pasi ankimoi dënimin me 2 vite burg.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, seanca e radhës do të jetë më 29 korrik në orën 11:00.
Gjykata e Apelit të Posacëm i vendosi gjobë 20 mijë lekë avokatit të Llallës, pasi nuk ishte paraqitur në seancë.
Llalla është shprehur në seancë që kërkodn të jetë i pranishëm edhe avokati në seancë.
Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtarët Nertina Kosova, kryesuese/relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, anëtarë.
Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.
Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.
Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor.
Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.
Top Channel