Ylli i Spice Girls martohet më në fund me të dashurin, pas 23 vjetësh dhe dy fëmijësh bashkë (fotot)

13/07/2021 21:36

Emma Bunton ka zbuluar së fundmi se është martuar me të dashurin e saj Jade Jones.

Ish-këngëtarja e grupit muzikor të vajzave në fillim të viteve 2000, Spice Girls është tashmë 45 vjeçare. Ajo dha lajmin sot me anë të një postimi në Instagram, ku kishte postuar foto të vetes në fustan nusërie dhe të bashkëshortit të saj 42 vjeçar.

Emma e Jade kanë qenë bashkë prej më shumë se 20 vjetësh dhe bjondia bukuroshe ka njoftuar fejesën e tyre prej vitit 2011. Ata kanë së bashku dy djem Beau 13 vjeç e Tate 10 vjeç. Cifti nuk preferon zhurmen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Emma dukej e mrekullueshme në fustanin e shkurtër te nusërisë, i cili kishte gjysma mengesh dhe nje kurore koke me motive florale.

Jade mbante një xhaketë elegante Gucci, pantallona ngjyrë kremi dhe kapele kafe.

Emma kishte diskutuar më parë planet e martesës pas marrëdhënies 23-vjeçare me Jade, duke thënë se ata gjithmonë kishin dashur ta bënin këtë në mënyrë private.

Emma e Jade kanë qenë së bashku për 23 vjet, ata u lidhën në 1998, u ndanë për një vit por u ribashkuan përgjithmonë në 2004 dhe mirëpritën bijtë e tyre.

Muajin që shkoi Emma tregonte se ajo e Jade dëshironin të tjerë fëmijë.

Ajo pranonte se do të ishte e vështirë që tashmë të ngjizë fëmijë në mënyrë natyrale pasi është në periudhën e peri-meno-pauzës.

Duke përshkruar veten e saj në periudhën e tranzicionit natyral të trupit drejt menopauzës, Emma thotë: “Ndjehem si e pabalancuar dhe në ankth. Fillimisht besoja se ishte nga pandemia, por ankthi po bëhej i përditshëm”.

Ajo shton se nuk ka qenë e thjeshtë të mbetej shtatzënë dhe me dy djemtë që ka Beau e Tate.

FOTO GALERI
2/6
Ata kanë së bashku dy djem Beau 13 vjeç e Tate 10 vjeç

Top Channel